Kryeministri Edi Rama iu përgjigj të enjten kërkesës së PD-së për të miratuar sa më parë Reformën Zgjedhore, mundësisht për ta futur atë në diskutimet e Kuvendit që në seancën e ardhshme.
Rama tha se PD nuk ka tagër që t’I vërë ultimatume Kuvendit:
‘Ata të tjerët dërgojnë edhe ultimatume se cfarë duhet të bëjë Kuvendi.
Nuk është nevoja për provokime nga jashtë apo brenda.
Atyre jashtë u them ‘nuk keni tagër t’i jepni urdhra këtij Kuvendi’.’
Duke iu drejtuar opozitës jashtëparlamentit, por dhe deputetes Hajdari, e cila si pjesë e Këshillit Politik, ka firmosur marrëveshjen për Reformën Zgjedhore, Rama tha se po i imponohen Kuvendit të miratojë diçka pa diskutuar:
‘Kryetarit të kuvendit iu drejtua një urdhër nga sekretari i përgjithshëm i forcave jashtë kuvendit, por edhe unë jam zhgënjyer nga fjalia e fundit që ju keni firmosur, ku thuhet se Kuvendi duhet ta votojë atë marrëveshje pa asnjë ndryshim dhe pa kushte.
Ju mblidheni atje, i fusni një firmë, tani duhet ta marrë Kuvendi këtë letër dhe thjeshtë ta votojë.’