Rama i quan ‘të papranueshme’ kërkesat e klubeve të futbollit për sponsorizim nga shteti

Nga Exit News
Rama i quan ‘të papranueshme’ kërkesat e klubeve të futbollit për sponsorizim nga shteti

Kryeministri Edi Rama i ka quajtur të papranueshme kërkesat e klubeve të futbollit, të cilat kanë paralajmëruar se nuk do të nisin kampionatin nëse qeveria nuk rishikon ligjin për sportin dhe sponsorizimet.

Rama tha se nuk ka marrë asnjë kërkesë zyrtarisht, por komentoi se sportistët nuk kanë të drejtë të kërkojnë më shumë sponsorizime nga shteti:

“Të marrin rroga më të mëdha se të gjithë të tjerët në këtë vend dhe të jenë të pasiguruar. Të deklarohen sikur janë punonjës fasonesh me rrogë minimale. Kjo nuk mund të vazhdojë.

Çfarë është ky shembull banal qe i jepet shoqërisë. Një ligë superiore që jeton në informalitet të plotë dhe vepron në të zezë. Kur vjen puna për të marrë lekët, i merr edhe nga UEFA edhe nga rrugët e tjerë.”

Një ditë më parë Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit ka miratuar përmes një vendimi qarkullues kërkesën e Ligës Profesioniste të Futbollit për shtyrjen e kampionatit 2020/2021 për një afat të pacaktuar.

Anëtarët e Ligës Profesioniste të Futbollit i kanë dërguar qeverisë kërkesat e tyre nëpërmjet letrës dërguar më datë 10 gusht.

Ata i kërkuan qeverisë uljen e TVSH në 6%, faljen e gjobave dhe detyrimeve të prapambetura tatimore; mos pagimin e TVSH -së për të ardhurat e sportistëve dhe miratimin e ligjit të sponsorizimeve.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>