Rama inaguron ndërmarrjen e re të Mirëmbajtjes së Rrjetit të Gazit

Nga Exit News
Rama inaguron ndërmarrjen e re të Mirëmbajtjes së Rrjetit të Gazit

Kryeministri Rama inaguroi, të enjten, ndërmarrjen e re të Mirëmbajtjes së Rrjetit të Gazit në Fier, ndërtuar me mbështetjen financiare të Bashkimit Europian.

Bashkë me ministren e Infrastrukturës Balluku, Rama vlerësoi punimet e bëra dhe tha se ky investim do të ulë kostot e energjisë.

Rama foli për objektivin e qeverisë për të ndërtuar gazsjellësin adritiko jonian:

“Besoj që ju e keni dëgjuar që objektivi ynë është që së bashku me disa vende të tjera të rajonit të ndërtojmë dhe gazsjellësin adritiko jonian.

Ai është një ndryshim i madh në  hapësirën ku ne jetojmë dhe sot me planin e madh të BE është një mundësi reale siç është një mundësi reale shtrirja e rrjetit të furnizimit me gaz në territor për familjet dhe bizneset.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>