Kryeministri Edi Rama ka komentuar sërish tubimet e opozitës, nga takimi elektoral i zhvilluar në Shkodër të mërkurën pasdite.
“Ca ti thuash këtyre, që sot në kulmin e një luftë për shëndetin e jetën, kur ne, për fat të mirë, ia kemi dalë të hymë në procesin e vaksinimit, këta vijojnë si në ’90, me dy gishta, makina, flamuj, duke u mbledhur, e duke puthur në buzë COVID-19,” u shpreh ai.
Rama tha se policia nuk do të futet në luftë me opozitën, të cilët i quajti të papërgjegjshmë dhe që ka treguar se mund të bëjë shumë më keq.
Në fundi, kryeministri ironizoi kreun e PD-së, Lulzim Bashën, duke thënë se mbledh të vobektit dhe bën dasmë majë makinës.
“Ka dalë kërkon nuse, dhe e kanë nxjerrë në fakt, e kanë nxjerrë, nusja është Shqipëria. Për plaçkë. Siç ka ndodhur, Shqipëria. Luli është vetëm Gjinua i asaj përrallës,” ka përfunduar Rama.