Rama ironi me Bashën: Dje asnjë investim, sot flasin për shëndetësinë

Nga Exit News
Rama ironi me Bashën: Dje asnjë investim, sot flasin për shëndetësinë

Kryeministri Edi Rama lajmëroi, të hënën, qytetarët se ka përfunduar rikonstruksioni i spitalit të fëmijëve në Durrës.

Në një postim në Facebook, Rama shfrytëzoi rastin për të akuzuar dhe opozitën se gjatë qeverisjes së saj, nuk ka bërë investime në shëndetësi, ndërsa sot flasin se si duhet qeverisur shëndetësia:

“Gati spitali i ri i fëmijëve Durrës. Në dy fotot e spitalit të fëmijëve sot e dje, shihet qartë dallimi mes vizionit tonë për shëndetësinë dhe realitetit të shëndetësisë që trashëguam nga ata që sot shesin përditë dëngla se si duhet qeverisur shëndetësia.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>