
Kryeministri Edi Rama ironizoi kreun e PD-së Lulzim Basha duke thënë se nuk i kushton vëmendje.
“Për të bërë një Twitter për Bashën mua më duhen 30 sekonda, ndërkohë që dita ime 24 orë është e fokusuar me gjërat që kanë të bëjnë me sfidën e pandemisë, dhe të tjera të përditshme. Duket sikur ne po merremi me këtë gjë, por po e bën media,” deklaroi Rama, të enjten, i ftuar në emisionin ‘Real Story’.
Rama theksoi se tek Basha ka problem karakterin dhe drejtimin që ai i ka bërë opozitës:
“Unë nuk kam merak për Lulzim Bashën, por është çështje e karakterit të një opozite që nuk mban dot pozicion në asgjë.
Dhe sot ka bërë aleat Covidin, dhe Covidi është shpresa e tyre e fundit për të mundur qeverinë.”