Kryeministri Edi Rama tha se nuk është aspak i surprizuar nga deklaratat e presidentit Meta për një grusht të mundshëm popullor.
Duke folur nga Berlini, në në deklaratë të shkurtër për median, Rama tha se deklaratat e Metës varen nga pozicioni i hënës:
“Presidenti ka një raport shumë personal me rrotullimin e hënës, kështu që varet nga kahja e hënës në momentin kur flet.”
Një ditë më parë presidenti Meta i bëri thirrje partive që të hapin listat e kandidatëve për deputetë, në zgjedhjet e 2021. Ndër të tjera ai i bëri thirrje qeverisë të mos pengonte forcat e tjera politike të hapnin listat.
Në rast se një gjë e tillë ndodh, tha ai, vendi është para veprimeve antikushtetuese, siç i quajti ai ndryshimet e njëanshme të Kushtetutës për reformën zgjedhore. Kjo situate, sipas tij, është e ngjashme me një grusht shteti, duke shtuar se grushti i popullit do ta shypë, pasi është më i fortë.