Rama ironizon Metën: Nëse ti nuk njeh parlamentin, nuk votojmë dot as marrëveshjen e 5 qershorit

Nga Exit News
Rama ironizon Metën: Nëse ti nuk njeh parlamentin, nuk votojmë dot as marrëveshjen e 5 qershorit

Kryeministri Rama i është përgjigjur presidencës për deklaratën e 14 korrikut ku thekson se ‘Kuvendi ka vetëm 82 deputetë legjitim’.

Sipas Ramës, presidenti Meta e njeh parlamentin vetëm kur ka interes ta njohë, ndërsa kur parlamenti kërkon të votojë një nismë që nuk i intereson Metës, atëherë deklaron se vetëm 82 deputetë janë të ligjshëm, ndaj nuk mund të votojë.

Rama tha se ‘presidenti në mënyrë të vazhdueshme komunikon me parlamentin, kthen ligje, bashkëpunon’. Ai i kujtoi Metës së nëse parlamenti nuk është legjitim, atëherë ai nuk mund të miratojë as marrëveshjen e 5 qershorit:

“Atë të 82-ve e dëgjova, po mirë, po marrëveshjen si do ta votojmë? Nuk e votojmë dot, që Presidenti e ka përshëndetur dhe e pëlqen kaq shumë, apo është si qershitë e Nastradinit, ka qershi të mira dhe të pangrënshme sipas oreksit të Presidentit.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>