Kryeminsitri Edi Rama i kërkoi qytetarëve një mandatë të tretë me justifikimin se “një mandat i tretë i duhet vendit për të mos u kthyer pas”.
Në prezantimin e kandidatëve për deputet të Tiranës, nga stadium ‘Air Albania’, të martën, Rama lavdëroi ekipin e tij, duke sulmuar kandidatët e opozitës:
“Kemi një skuadër konglomerat me personazhe të së shkuarës. E paimagjunueshme të mendosh që Shqipëria mund të bie në atë konglomerat njerëzish që e kanë bërë historinë e tyre, e kanë lënë gjurmën e tyre shumë më keq”.
Rama përgëzoi edhe ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu për punën e saj për përballimin e pandemisë:
“Besoj se deri tani, falë drejtimti të sektorit nga Ogerta dhe falë punës të jashtëzakonshme nga të gjithë mjekët, infermierët, ekspertët e të gjitha pjesëve të sistemit shëndetësor, ne ja kemi dalë të jemi në një ekuilibër”.
Kryeministri u shpreh se parashikimi i qeverisë për të vaksinuar popullsinë plotësisht deri në pranverën e 2022 është i arritshëm.