
Kryeministri Edi Rama ka miratuar në Këshillin Kombëtar të Territorit dhënien e lejes për ndërtimin e një kulle në zonën e Parkut të Madh të Liqenit Artificial të Tiranës.
Godina do të ndërtohet 14 kate mbi tokë dhe tre të tjera nëntokë, në rrugën e Elbasanit ku më parë ka qënë biznesi “Lion Park”.
Vendimi për dhënien e lejeës është marrë në 23 tetor të 2019-ës.
Leja i është dhënë shoqërisë “Lion Construction” sh.p.k pas kërkesës së ksaj të fundit për të ndërtuar.