Rama-Kryemadhi përplasen për ndryshimet e Kodit Zgjedhor

Nga Exit News
Rama-Kryemadhi përplasen për ndryshimet e Kodit Zgjedhor

Kryeministri Edi Rama dhe kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi kanë shkëmbyer replika për ndryshimin e Kodit Zgjedhor.

Përmes një videoje ku Kryemadhi deklaron se me ndryshimet e bëra në 5 tetor, opozita e bashkuar fiton 100 mandate deputetësh, Rama pyet se përse atëherë opozita është kundër ndryshime të Kodit Zgjedhor?

Rama e shoqëroi videon me komentin ‘Gënjen Baba Xhikja atëhere’, duke iu referuar presidentit Meta.

Kësaj pyetje i është përgjigjur menjëherë kryetarja e LSI-së Kryemadhi përmes një videoje në Instagram. Ajo thekson sërish se me ndryshimet e Kodit, opozita e bashkuar fut në parlament 100 deputetë.

Ndërsa lidhur me kundërshtimin e presidentit për ndryshimet e Kodit, Kryemadhi sqaron se presidenti përfaqëson interesin e gjithë shqiptarëve, si dhe të partive të reja, të cilat me kodin e ri penalizohen:

“Presidenti është i gjithë shqiptarëve dhe do të përfaqësohen në parlamentin pas 25 prillit të gjitha partitë e reja që duan të krijohen apo dhe dhe individë të tjerë prandaj kërkon që Kodi Zgjedhor të mos jetë ky që ke miratuar ti.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>