Rama kujton eksodin e 2 korrikut 1990, sot ende 49% e popullsisë do të largohet

Nga Exit News
Rama kujton eksodin e 2 korrikut 1990, sot ende 49% e popullsisë do të largohet

Kryeministri Rama ka përkujtuar eksodin e madh të shqiptarevë të 2 korrikut 1990.

Duke postuar në facebook një video nga momentet e shqiptarëve në ambasadat e huaja, rama shkruan:

‘30 vjet nga eksodi historik i shqiptarëve, një kohë për të kuptuar çmimin e lirisë dhe dëshirën e zjarrtë të shpirtit shqiptar që u përball me diktaturën dhe luftoi për lirinë.’

Në 2 korrik 1990 rreth 4 800 shqiptarë nga të gjitha shtresat e shoqërisë hynë në ambasadat kryesore në Tiranë për të kërkuar largimin nga Shqipëria—shpëtimin nga izolimi, varfëria dhe dhuna politike.

Mbas një krize disa ditore, ndërsa ambasadat nuk pranuan t’i nxjerrin ata jashtë, regjimi komunist u detyrua të lejonte largimin e tyre nga vendi—rreth 3 200 shkuan në Gjermani, mbi 800 në Itali, rreth 600 në Francë, disa dhjetra në Turqi, Poloni, Çekosllovaki, etj.

Largimi i shqiptarëve nga vendi vazhdon edhe sot. Vetëm pak ditë më parë, u publikuan rezultatet e sondazhit të Barometrit Ballkanik të realizuar nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC), sipas së cilit 49% e shqiptarëve aktualisht po mendojnë të largohen nga vendi.

49% e të anketuarve thanë që po kërkonin ose po aplikonin për vende të lira pune jashtë vendit, po shikonin mundësi ose ishin duke u përgatitur të largoheshin. Kjo është përqindja më e lartë në të gjithë rajonin.

Për më tepër, Shqipëria është i vetmi vend në Ballkan ku numri i atyre që kërkojnë të largohen, është më i lartë se ata që duan të qëndrojnë. Vetëm 46% donin të qëndronin dhe 5% nuk ​​e dinin.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>