Rama kujton Teodor Kekon: I papërsëritshëm e i paharrueshëm

Rama kujton Teodor Kekon: I papërsëritshëm e i paharrueshëm

Kryeministri Edi Rama ka kujtuar të shtunën Teodor Kekon, me rastin e 18 vjetorit të ndarjes nga jeta.

Rama e quan Kekon një figurë të “papërsëritshme e të paharrueshme në llojin e vet”.

“Teodor Keko i la letrave shqipe […] ca xhevahirë që të marrin frymën me bukurinë e tyre. Politikës i la [..] disa manifestime mbresëlënëse të një vëzhguesi të esëllt të jetës publike. Të gjithë atyre që e njohën u la kujtimin e pashlyeshëm të një njeriu të parobërueshëm brenda asnjë kornize, që e konsumoi jetën me një shpejtësi e furi të pandalshme, si një shishe të pirë me fund”, shkruan Rama në një postim në Facebook.

Teodor Keko u nda nga jeta në moshën 44 vjeçare, pas një sëmundje të rëndë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>