Rama kundër Varhelyit: Me logjikën e tij, nuk duhet votuar as reforma zgjedhore

Nga Exit News
Rama kundër Varhelyit: Me logjikën e tij, nuk duhet votuar as reforma zgjedhore

Kryeministri Rama ka kundërshtuar rekomandimin e eurokomisionerit Varhelyi se nuk duhen bërë ndryshime për sistemin zgjedhor një vit para zgjedhjeve.

Në konferencën për shtyp, Rama tha se me logjikën e eurokomisionerit i bie të mos miratohet as reforma zgjedhore sepse jemi një vit para zgjedhjeve të 2021-it:

´Nëse flasim për vit kalenderik nuk votojmë as marrëveshjen, nëse kaledarikisht mendojnë se është më pak se sa një vit për zgjedhje të ardhshme.

Ai viti nëse përdoret si referencë do të përdoret për të gjitha, sepse flitet për çështje zgjedhore.´

Pak minuta para se kryeministri të niste konferencën për shtyp, eurokomisioneri Varhelyi shkroi në Twitter se kuvendi duhet të miratojë sa më parë Reformën Zgjedhore sipas dakordësisë së 5 qershorit dhe se çdo ndryshim tjetër në sistemin zgjedhor duhet nisur më shumë se një vit përpara zgjedhjeve dhe duhet bërë në diskutim më të gjithë palët.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>