Rama lajmëron sërish mbylljen e vendit nëse nuk zbatohen rregullat

Nga Exit News
Rama lajmëron sërish mbylljen e vendit nëse nuk zbatohen rregullat

Kryeministri Edi Rama i bëri thirrje qytetarëve të respektojnë rregullat e distancimit social. ndryshe do të mbylli sërish vendin.

“Jam shumë i shqetësuar dhe dua që ta dini se nuk kam ndërmend të rri të bëj sehir se shumëkush e ka harruar fare se armiku i padukshëm ka ikur. Prej tre ditësh ka më shumë shtrime në spital se në kulmin e epidemisë”, tha Kryeministri në një komunikim për median.

“Nuk dua as ta mendoj, e nuk dua ta përmend fjalën karantinë, por nëse nuk ndryshojmë sjellje dhe rriten numrat e personave me koronavirus e rritet numri i njerëzve të intubuar, më vjen keq, por do duhej rikthim”, theksoi Rama.

Lajmërimi i Kryeministrit vjen pasi tre ditët e fundit numri i të infektuarve dhe i të shtruarve në spital ka kapur shifra rekord.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>