Rama lëvdon “sukseset” që nuk ekzistojnë në klasifikimin botëror të turizmit

Rama lëvdon “sukseset” që nuk ekzistojnë në klasifikimin botëror të turizmit

Paaftësia në kuptimin e numrave, tipike për ata që lexojnë vetëm titujt, dhe ngutja për të lajmëruar sa më parë sukseset bombastike të qeverisë së tij, e kanë çuar Kryeministrin Rama në gabimin e zakonshëm të vetëlëvdimit, që u konkretizua në një postim propagandistik në Facebook.

Kryeministri lajmëroi se sipas raportit të Forumit Ekonomik Botëror mbi Konkurueshmërinë Globale të Udhëtimit dhe Turizmit, Shqipëria ka fituar tetë vende duke u renditur në vendin e 98 nga 136, në krahasim me vitin 2015 ku renditej e 106 nga 141 vende, dhe ka fituar 25 vende në zërin e sigurisë.

Por një lexim më i kujdesshëm i raportit zbulon se janë analizuar 14 argumenta specifikë të cilët përbëjnë indeksin global për turizmin, një ndër to, ku Shqipëria renditet më mirë, është ai për Sigurinë dhe ai për Burimet Njerëzore dhe Tregun e Punës, kjo e fundit sigurisht e ndihmuar nga vendi i parë i Shqipërisë në nënklasifikimin kushtuar Lehtësisë në Punësimin e Punëtorëve të Huaj.

Kapitulli i Sigurisë, në të cilin Shqipëria renditet këtë vit në vendin e 45-të me një përmirësim prej 25 vendesh në krahasim me vitin 2015, është arritur duke ponderuar 5 indikatorë të ndryshëm, nga të cilët tre të parët janë nxjerrë në bazë të sondazheve në vend:

  1. Shpeshtësia e Krimit në Kostot e Biznesit në të cilin Shqipëria klasifikohet në vendin e 69-të njësoj me Gjermaninë.
  2. Besueshmëria e Policisë në Zbatimin e Ligjit në të cilin Shqipëria renditet në vendin e 45-të, duke lënë pas 11 vendet e BE-së ndër to edhe italinë—i cili është vendi që furnizon policinë e papajisur shqiptare me teknikë dhe asistencë teknike për luftimin e krimit
  3. Shpeshtësia e Terrorizmit në Kostot e Biznesit në të cilin Shqipëria renditet në vendin e 56-të.
  4. Numri i Sulmeve Terroriste dhe Humbjet në Njerëz të Shkaktuar prej Tyre, në të cilin Shqipëria renditet në vendin e 68-të, çuditërisht pas vendeve si Belgjika, Norvegjia apo Mauritania në të cilin kanë ndodhur raste të shumta dhe të dukshme të sulmeve terroriste, dhe përpara vendeve si Italia, Finlanda, Australia, Kanadaja dhe Republika Çeke ku nuk janë regjistruar sulme apo humbje jete nga akte terrosite.
  5. Shpeshtësia e Vrasjeve në të cilin Shqipëria u rendit në vendin e 79-të—në rënie në krahasim me një vit më parë.

Përtej besueshmërisë së ulët të të dhënave të përshkruara më sipër, në mënyrë të çuditshme rezulton se renditja e treguesit të përbërë nga 5 nëntreguesit e veçantë është e njejtë me renditjen e treguesit më të mirë përbërës, çfarë është në kufijtë e logjikës së pranueshme dhe matematikës, cilatdo qofshin“peshat” e përdorura për ponderimin.

Përsa i përket kapitujve të tjerë, Shqipëria renditet shumë më ulët. Për shembull në Hapjen Ndërkombëtare është në vendin 107, Klima e Biznesit në vendin 109, Infrastruktura dhe Aeroportet në vendin 109, Burimet Natyrore në vendin 123, Burimet Kulturore dhe Udhëtimet e Biznesit në vendin 131.

Çuditërisht në kundërshti me atë që gjtihmonë ka deklaruar qeveria shqipatre, në këtë raport Shqipëria renditet në vendin e 2 për leverdisshmërinë e tarifave të aeroportit, duke u renditur si me ekonomikja ndër vendet e rajonit me përjashtim të Greqisë!

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>