
Ligji i medias, i njohur ndryshime si paketa Anti-shpifje do të miratohet sipas rekomandimeve të Komisionit të Venecias.
Lajmin e dha Kryeministri Rama pas mbledhjes me kryesinë e PS-së, të martën.
“Nuk e kam lexuar progres-raportin. Di të them që ai ligj do kalojë në Kuvendin e Shqipërisë sapo të jetë përfunduar në të reflektimi i rekomandimeve të Komisionit të Venecias”, tha Rama
Reflektimi i rekomandimeve të Komisionit të Venecias në ligj ishte një nga kërkesat e raport progresit të KE-së, për Shqipërinë.