Kryeministri Edi Rama përshendet dakordësimin e PD-së për hapjen e listave, por e quan atë gjysëm hap.
“Pozitiv gjysëm hapi i LBPD për hapjen e listave, që është thelbi i risive kushtetuese! Si e sa do hapen nga jo më pak se 75% në 100% kjo i takon diskutimeve pas 30 korrikut! Deri në 30 korrik ka rëndësi hapja e sotme e LBPD për listat, çka vetëm votimi 30 korriku e garanton😀”, shkruan Rama në një postim në Tweeter.
Kryeministri në lidhje me koalicionet shprehen se ato “nuk do të ndalohen, thjesht do të standartizohen si kudo në Europë”, duke nënkuptuar garimin me një listë të përbashkët.
Por, ai gjithsesi ka thënë se çdo vendim do të miratohet më 30 korrik në Kuvend.