Rama mbjell pemë në Farkë në emër të Erdoganit

Nga Exit News
Rama mbjell pemë në Farkë në emër të Erdoganit

Kryeministri Edi Rama mbolli, të mërkurën, disa pemë në liqenin e Farkës, si pjesë e nismës së Turqisë për të mbjellë 1 mijë pemë.

Rama falendëroi publikisht presidentin turk Erdogan për nismën.

Sipas tij, ky aksion po ndodh njëkohësisht në disa vende të botës në mënyrë që të hyjë në librin e rekordeve Giness:

“Ky është një organizim i ndërmarrë nga presidenti Erdogan, Në të njëjtën orë po mbjellen në të njëjtën kohë në botë 11 milionë pemë. Kjo ka hyrë në librin Giness. 

Faleminderit për këtë nisëm, dhe praninë e ambasadorit. Një mik i mirë për shqiptarët, siç është dhe presidenti Ergodan.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>