Kryeministri Edi Rama deklaroi, të hënën, se listat e hapura që propozon PD-LSI ‘ndjellin paranë e zezë’ dhe lejojnë presionin mbi qytetarët. Për këtë arsye Rama tha se si opozita ashtu dhe preisdenti Meta duhet ‘t’i harrojnë’:
“Lista të hapura që zënë formulën e hapjes, mbjellin llumin, paranë e zezë, forcat që ushtrojnë presion nëpër komunitete t’i harroni ju, t’i harrojë kushdo tjetër, t’i harrojë edhe Ilir Meta, që del e flet në emër të kushtetutës, shqiptarëve, me një gjuhë që i shkon me viktimat e OFL-së.”
Rama theksoi se Partia Socialiste nuk mund të jetë shërbëtore e partive të vogla për t’i plotësuar tekat atyre.