
Kryeministri Edi Rama ka nisur punën për mobilizimin e partisë për zgjedhjet vendore. Ai zhvilloi dy takime të enjten, një me kryebashkiakët dhe një tjetër me deputetët e Tiranës, ku porosia kryesore është afrimi i elektoratit gri.
Sipas medias, Rama porositi 61 kryebashkiakët e PS-së, të mbledhin sa më shumë vota nga elektorati gri.
Më pas, Rama takoi në selinë e PS-së deputetët socialist të Tiranës, ku ndau detyrat për drejtimin e Tiranës për fushatën zgjedhore.
Sipas AbcNews, Elisa Spiropali do të drejtojë fushatën në Kamëz, Kavajë, Vorë dhe Rrogozhinë. Ervin Bushati u emërua kryetar i PS-së për Tiranën, ndërsa Erion Veliaj do të drejtojë politikisht Bashkinë Tiranë.
Mësohet se Rama ka diskutuar edhe për heqjen e një deputeti në Dibër dhe Gjirokastër, dhe shtimin e një deputeti në Tiranë, si pasojë e ndryshimit të numrit të popullsisë.
Rama do të vazhdojë takimet me deputetët e çdo qarku në ditët në vijim.