Rama në Vermosh, i jep medalje 4 banorëve që kanë investuar në turizëm

Nga Exit News
Rama në Vermosh, i jep medalje 4 banorëve që kanë investuar në turizëm

Kryeministri Edi Rama i dha, të dielën, medalje për transformimin e Vermoshit, katër banorëve të zonës.

Gajtë një vizite në Vermosh, Rama u shpreh se banorët Nike Kulla, Pllumb Demaj, Dodë Lucaj e Niko Maraçaj me investimet e tyre, e kanë kthyer zonën në një pikë të rëndësishme turistike:

“Shpreh kënaqësinë dhe mirënjohjen që keni bërë një investim i cili është një shembull i jashtëzakonshëm i vizionit për të parë larg. Vizion për respektin e traditës për të kthyer një objekt të cilat janë bashkëkohore por mishërojnë traditën. Ju keni vendosur një gur të rëndësishëm themeli për një vizion tjetër. Nuk ka asnjë ndryshim nga destinacionet më të famshme malore në Europë.

E gjithë zona malore e Shqipërisë ku turizmi ka nisur të marrë frymë por do zhvillohet gjithmonë e më shumë.”

Rama theksoi se këto medalje të posaçme i janë dhënë më parë vetëm ekipeve të kërkim-shpëtimit, të cilët punuan për nxjerrjen nga rrënojat të qytetarëve të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>