![rama Rama: Nuk do të ketë mbyllje totale të vendit](https://exit.al/wp-content/uploads/2020/10/rama.png)
“Sot nuk shoh një mbyllje të dytë [për shkak të koronavirusit] në horizont.”
Kështu deklaroi të dielën pasdite kryeministri Rama teksa i pëgjigjej pyetjeve të disa qytetarëve në Facebook.
Rama theksoi se vendimin për mbylljen e vendit nuk e merr ai, por vendoset vetë nga situata e pandemisë, nga numri i të infektuarve dhe të shtruarve në spitale.
Për këtë arsye, ai i bëri thirrje qytetarëve që të tregohen të kujdessshëm dhe të respektojnë masat kundër përhapjes së Covid-19:
“Nëse nuk bëjmë detyrën tonë, fatkeqësisht kjo mund të vijë siç po vjen në disa vende. Ndaj është e rëndësishme të mbahen maskat në mjedise të mbyllura, të ruhen distancat, të lahen duart shpesh.”