Rama: Nuk jam arrogant, por pasionant

Nga Exit News
Rama: Nuk jam arrogant, por pasionant

Kryeministri Edi Rama mendon se qytetarët gabojnë kur e shohin atë si arrogant.

Gjatë një interviste për emisionin ‘Real Story’, të enjten, Rama u shpreh se është ‘me mish e me shpirt’ në shërbim të qytetarëve dhe gati për t’iu përgjigjur sfidave:

“Shumë njerëz mendojnë që unë jam arrogant. Por unë jam i gjithë me mish e me shpirt në këtë punë. Dhe pasionohem siç jam pasionuar gjithmonë, që nga sfida për të realizuar ëndrrën time për pikturë murale që u bë histori në Galerinë e Arteve e tek të gjitha sfidat e tjera. Mbase i marr përsipër më shumë se çduhet të gjitha përballjet.”

Sipas Ramës, lideri duhet të jetë dikush i fortë mjaftueshëm, që i përgjigjet qytetarëve edhe në momente të vështira:

“Unë besoj që një lider duhet të jetë mjaftueshëm i fortë për të qënë aty, edhe në momente të këqija edhe të mira. Edhe kur është në majë edhe kur i rrëshqet këmba për ta parë në sy dhe për të thënë kështu e mendoj këtë gjë. Lideri udhëheq nuk fshihet dhe një lider nuk i ndjek të tjerët.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>