Kryeministri Edi Rama deklaroi, të hënën, se shumica socialiste do të votojë sot anëtarët e propozuar nga PD dhe LSI për Komsionin Qendror të Zgjedhjeve, sepse ai nuk është autokrat.
“Ne do votojmë ca personazhe që vijnë direkt nga frigoriferi i SHQUP-it.
Nuk e dua unë, do ta mbyll hundën dhe do votoj komisionet politike sepse janë tre palë në këtë mes dhe sepse unë nuk jam diktator dhe autokrat por thjesht i pari i një familje demokratike.
Ne kemi marrë kosto, duke bërë ligje zgjedhore duke hapur rrugën që kurrë nuk do ua kishin hapur.”
Opozita jashtëparlamentare ka propozuar, të premten, dy kandidatura për postin e zëvendërkomisionerit të KQZ-së: Lealba Pelinkun dhe Agron Haxhimalin.
Kuvendi pritet të zgjedhë njërin prej tyre në seacën e 5 tetorit.