Rama: Nuk përjashtohen masat shtrënguese për Vitin e Ri

Nga Exit News
Rama: Nuk përjashtohen masat shtrënguese për Vitin e Ri

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se masat shtrënguese për Vitin e Ri nuk janë menduar deri më tani, por nuk përjashtohen si mundësi.

Përmes një komunikimi live në Instagram Rama, tha se deri më tani gjendja është e ekuilibruar.

”Deri tani nëse shohim atë që është problemi themelor i kësaj sfide, aftësinë për të përballuar fluksin e njerëzve në nevojë në spital them se jemi në ekuilibër. Nëse shohim fatalitetet edhe pse një jetë e humbur është shumë, jemi në ekuilibër. Askush, askund nuk i di të gjitha, mësojmë hap pas hapi. Për momentin nuk kemi paraparë masa shtrënguese por nuk i përjashton masat shtrënguese”, deklaroi Rama.

Duke iu përgjgijur pyetjeve për situatën e pandemisë, Rama tha se dimri do të jetë shumë i vështirë.

 “Besoj që do ta kalojmë dhe do ta kalojmë duke dalë jo të dërrmuar por sigurisht më të çliruar dhe më të fortë.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>