Kryeministri Edi Rama u shpreh i hapur për çdo lloj bashkëpunimi me PD-në, duke përfshirë edhe bashkëqeverisjen e ribërjen e zgjedhjeve vendore.
“Çdo bashkëpunim fillon me frymë. Unë nuk kam asnjë kufi. Asnjë kufi nuk kam. Nuk kam asnëj vijë të kuqe. Unë jam përballë PD-së. Opozita shqiptare është PD. I gatshëm të bashkëpunoj pa kufi me PD-në. Të ulemi dhe të ndërtojmë parimet e këtij partneriteti. Nuk kam më asnjë kufi”, u shpreh Rama në emisionin “Opinion”, në TV Klan.
Ai u shpreh se në këto zgjedhje PD morri maksimumin e votave që mund të merrte: “PD nuk është ndëshkuar në këto zgjedhje. Vota i është dhënë një partie që ka bërë një sforco”.