Kryeministri Rama akuzoi sot opozitën dhe median se po përdorin rastin e përdhunimit të 15-vjeçares për politikë dhe për të dhunuar ministren e Arsimit Besa Shahini:
“Fatkeqësi një viktimë përdoret në këtë farë feje, me apo pa vetëdije.
E kanë kthyer viktimën në një shkop për të dhunuar të tjerët, jeni ridhunues, e keni ridhunuar.
Nuk besoj se ata që dhunojnë publikisht ministren e arsimit, një grua dhe që flasin për të drejtat e nënave, e kanë hallin te ajo viktimë. Nuk mund të mbrosh një viktimë, duke abuzuar me një tjetër.
Me paturpësinë më të madhe, lloj lloj hienash e mostrash e kanë sulmuar ministren, duan që ministrja e arsimit të merret me rasin konkret në publik, apo që ministria të marrë masat, por i ka marrë.”
Në kuvend Rama tha se ata që po përdorin dhe bëjnë publike këtë çështje, po shkurajojnë viktimat e abuzimeve seksuale të ngrenë zërin dhe denoncojnë:
“Këto krime janë shumë të vështira për t’u kapur, por nëse kthehen siç është kthyer nga gojtarët e politikës, do kemi zero denoncime, përkundrazi kjo është t’u thuash të gjithë atyre që janë objekt i denoncimeve “mos guxo të denoncosh se do bëhesh personazhi i të gjithë luftërave edhe pse nuk kanë lidhje me ty.”
Më parë në kuvend, Shahini hoqi përgjegjësinë nga ministria dhe fajësoi Bashkinë Tiranë për emërimin në punë të rojes abuzues.