Rama opozitës: Po përdorni rastin e 15-vjeçares për të dhunuar Besa Shahinin

Nga Exit News
Rama opozitës: Po përdorni rastin e 15-vjeçares për të dhunuar Besa Shahinin

Kryeministri Rama akuzoi sot opozitën dhe median se po përdorin rastin e përdhunimit të 15-vjeçares për politikë dhe për të dhunuar ministren e Arsimit Besa Shahini:

“Fatkeqësi një viktimë përdoret në këtë farë feje, me apo pa vetëdije.

E kanë kthyer viktimën në një shkop për të dhunuar të tjerët, jeni ridhunues, e keni ridhunuar.

Nuk besoj se ata që dhunojnë publikisht ministren e arsimit, një grua dhe që flasin për të drejtat e nënave, e kanë hallin te ajo viktimë. Nuk mund të mbrosh një viktimë, duke abuzuar me një tjetër.

Me paturpësinë më të madhe, lloj lloj hienash e mostrash e kanë sulmuar ministren, duan që ministrja e arsimit të merret me rasin konkret në publik, apo që ministria të marrë masat, por i ka marrë.”

Në kuvend Rama tha se ata që po përdorin dhe bëjnë publike këtë çështje, po shkurajojnë viktimat e abuzimeve seksuale të ngrenë zërin dhe denoncojnë:

“Këto krime janë shumë të vështira për t’u kapur, por nëse kthehen siç është kthyer nga gojtarët e politikës, do kemi zero denoncime, përkundrazi kjo është t’u thuash të gjithë atyre që janë objekt i denoncimeve “mos guxo të denoncosh se do bëhesh personazhi i të gjithë luftërave edhe pse nuk kanë lidhje me ty.”

Më parë në kuvend, Shahini hoqi përgjegjësinë nga ministria dhe fajësoi Bashkinë Tiranë për emërimin në punë të rojes abuzues.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>