Kryeministri Edi Rama u shpreh se ka siguruara dozat e vaksinave për dozën e parë të vaksinës. Ai premtoi se në vend 30 mijë persona do të marrin dozën e parë të vaksinës.
“Mund të shkojmë lirshëm në 30 mijë në ditë, besoj pa problem. Që do të thotë se në një kohë shumë më të shpejt se sa e kishim parashikuar ne mund të bëjmë dozën e parë masivisht dhe të mbyllim gjithë këtë pjesën më vulnerabël, pastaj pjesa tjetër na jep më shumë kohë”, u shpreh Rama gjatë vizitës së tij në qendrën e vaksinimit në Kurbin.
Vendi po vaksinohet me vaksinën kineze Sinovac, vaksinën ruse Sputnik V, Pfizer dhe AstraZeneca. Të dielën nisi vaksinimi masiv i të moshuarve mbi moshën 70 vjeç me vaksinën kineze.