Rama premton ndërtimin e 4 porteve dhe 2 aeroporteve

Nga Exit News
Rama premton ndërtimin e 4 porteve dhe 2 aeroporteve

Kryeministri Edi Rama deklaroi, të mërkurën, se do të ndërtojë dhe rindërtojë katër porte dhe dy aeroporte, duke nisur nga viti 2021.

një konferencë për shtyp, bashkë me ministren e Infrastrukturës Belinda Balluku, Rama foli për investimet e reja që janë pjesë e planin të investimeve  të BE për Ballkanin Perëndimor që kap shifrën e 28 milionë eurove.

Rama premtoi spostimin dhe rindërtimin e portit të Durrësit, rindërtimin e portit të Shëngjinit, një port turistik në Vlorë dhe një tjetër turistik në Sarandë.

Për portin e Durrësit Rama tha se së shpejti do të nisë puna për spostimin e portit,  cili do të zhvillohet në anën tjetër, aty ku është edhe plani i zonës së lirë ekonomike.

Për Vlorën dhe për Sarandën Rama u shpreh:

“Projekti me Lungomaren përfshin dhe një port turistik, që do të jetë aty për të krijuar një kanal të ri kontakti me Vlorën. Në pak javë do mund të fillojmë të japim gjithë autorizimet për fillimin e portit të tretë turistik, që do të jetë i pari që do të fillojë, në Sarandë.”

Ndërsa për aeroportet, Rama tha se ai i Kukësit do të jetë gati për të filluar punën në pranverë 2021:

“Ne besojmë se aeroporti i Kukësit do të jetë funksional në pranverë.”

Kryeministri rikujtoi premtimin e tij për të marrë me avion nga Londra për në Kukës 120 demokratë në ditën e votimeve:

“Nuk e kam harruar premtimin për 120 vota për demokratët. Nëse më ndjekin i ftoj të fillojnë rezervimin për fluturim falas, që të vijnë të votojnë për PD.”

Ndërsa për aeroportin tjetër, Rama tha se do të jetë në Sarandë për t’i shërbyer turizmit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>