Kryeminsitri Edi Rama premtoi se do ta bëjë “Shqipërinë kampinone të Ballkanit për eksportet bujqësore, turizmin dhe agroturizmin”.
Nga një takim elektoral në Rsokovec, ai theksoi ndërtimin e katër porteve dhe aeroporteve në vend. Rama tregoi arritjet e qeverisë si rindërtimi dhe vaksinimi masiv i popullsisë:
“Me organizimin që kemi bërë dhe me këto ritme, do të ngjitemi në pjesën e sipërme të klasifikimit të vendeve të Europës për nivelin e vaksinimit dhe shumë shpejt do dalim nga ky tunel sfilitës i kësaj pandemie”.
Ai u shpreh se po kërkon mandatin e tretë sepse mandatin e dytë e kanë bërë përgjysëm:
“Ne kërkojmë mandatin e tretë, por nuk vijmë nga 2 mandate por nga 1 mandat dhe nga një luftë që nuk ka mbaruar sepse i tillë ka qenë mandati ynë i dytë”.