Kryeministri Edi Rama ka monitoruar ndërtimin e një parku në venddepozitimin e mbetjeve në Porto Romano. “Po zë vendin e vatrës së mbetjeve në Durrës. Është koha për ta çuar Durrësin në një drejtim tjetër”, u shpreh Rama gjatë vizitës së tij, të premten.
Qeveria dha me koncesion të formës PPP, 155 mijë metra katrorë në Porto Romano. Sipas projektit të prezantuar nga Rama në maj 2019, kompania koncesionare do ta kthejë Porto Romanon në një park argëtues, me fusha sporti, basketbolli, tenisi, etj.
Rama që pas rënies së tërmetit i ka rimarketuar dhe ripaketuar projektet e tij të hershme për ti përfshirë tashmë në një program të ri të quajtur “rindërtim”.
Projekti i parkut në Porto Romano u hartua në vitin 2019. Në Maj të 2019, Kryeministri Rama e prezantoi projektin në faqen e tij në Facebook.
Ndërsa, në qershor 2019, në emision Open të Eni Vasilit, Kryeministri tha se ky park do të ndërtohej me Partneritet Publik Privat.