Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga landfill ii Sharrës për të treguar investimet e bëra atje.
Përmes një videoje në Facebook, Rama thotë se Sharra ishte një kërcënim për shëndetin e qytetarëve pasi mbi 700 tonë plehra digjeshin pa kriter.
Ndërsa sot, pas investimeve të qeverisë Rama, Sharra është rikthyer në fushë të gjelbëruar, mbjellë me pemë.
Së shpejti, Rama premtoi se në Sharrë do të ketë një impiant teknologjik të riciklimit të mbetjeve.
Videoja propagandistike e Ramës vjen pas denoncimeve të shumta të opozitës për aferën korruptive të inceneratorëve.