Kryeministri Rama mohoi pretendimin e opozitës jashtëparlamentare se ndryshimet kushtetuese po rrezikojnë rrugën europiane të vendit.
Ai theksoi se BE ka qenë e qartë në kushtin që i ka vënë Shqipërisë dhe kushti është Reforma Zgjedhore sipas rekomandimeve të OSBE-së, dhe jo marrëveshja me opozitën:
“Marrëveshja zgjedhore jo kusht për në BE, Reforma Zgjedhore është kushti kyç.
BE nuk i ka vënë kushte Shqipërisë që të bëjë marrëveshje jashtë parlamentit, as të marrë pëlqimin e Lulzim Bashës për nismat që ndërmerr parlamenti.
Bundestagu më parë dhe KE më pas i kanë kërkuar Shqipërisë ‘miratimin e një reforme elektroale me rekomandimiet e OSBE/ODIHR.'”
Rama këmbënguli se ka qënë vetë opozita jashtë parlamentit ajo që nuk ka pranuar të gjitha rekomandimet e OSBE-së, veçanërisht atë për depolitizimin e administratës zgjedhore dhe se shumica socialiste ka pranuar kërkesën e PD-së:
“Ne shpërfillëm rekomandimin bazë të OSBE-së që është depolitizmi i administratës zgjedhore. Ky është lëshimi i madh që bëri PS, me pahirin e nevojës për ta përshfirë opozitën në këtë proces.”