Rama sërish kopjon Bashën, ofron lehtësime për fermerët

Nga Exit News
Rama sërish kopjon Bashën, ofron lehtësime për fermerët

Kryeministri Rama i premtoi fermerëve, të martën, se do të heqë nga fatura e karburantit për prodhim bujqësor akcizën, taksën e qarkullimit dhe taksën e karbonit.

Në një konferencë për shtyp, bashkë me ministrin e Bujqësisë Bledi Çuçi, Rama theksoi se kjo nismë nuk po bëhet meqë po afrohet fushata, por sepse tani u krijua mundësia dhe kushtet:

“Nuk mund të bëheshin as vjet as parvjet as 5 apo 7 vjet më pare [këto lëshime] pasi e gjithë lëvizja jonë drejt të ardhmes ka qenë e bazuar mbi një plan strategjik mbi hapa që janë hedhur me radhë për të ardhur në kushtet kur krijojmë një mundësi të re për vendin dhe për njerëzit.”

Një premtim të ngjashëm për heqjen e taksave nga karburanti për fermerët është bërë më parë nga kreu i PD-së Basha.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>