Kryeministri Edi Rama deklaroi të martën, se shkollat nuk janë ende një vatër e rrezikshme infeksioni. Ai tha se vendimi për t’i mbyllur ose jo ato nuk i takon atij, por komitetit të ekspertëve.
Gjatë një konference për shtyp bashkë me ministren e Arsimit Kushi, Rama u shpreh:
“Çfarë hapet dhe mbyllet është përgjegjësi e autoriteteve tona të autorizuara që kanë të gjithë ekspertizën dhe autoritetin ligjor që të marrin vendime në këto kohë të vështira.
Shkollat nuk konsiderohen një vatër e nxehtë por një hapësirë që si të gjitha hapësirat e tjera kanë patjetër dhe potencialin e tyre të rrezikut.
Është një vendimmarrje në dorë të autoriteteve tona, nuk më takon mua, nuk na takon neve.”