
Kryeministri Rama i ka shprehur solidaritet liderëve kroatë për tërmetin që goditi Kroacinë, mesditën e së premtes.
Në një postim në Twitter, Rama shkruan se Shqipëria do të japë kontributin e saj modest për të ndihmuar vendin fqinjë:
“U kam përcjellë sot shprehjen e solidaritetit vëllazëror Presidentit Milanoviç dhe Kryeministrit Plenkoviç, për fatkeqësinë mbi qytetin Petrinja!
Shqipëria i është pranë me zemër Kroacisë mike e do të japë ndihmën e saj modeste për shërimin e plagës së hapur nga tërmeti i fortë.”
Një tërmet 6,3 ballë goditi Kroacinë, të martën. Deri më tani, janë zbuluar 5 viktima, 20 të plagosur dhe dhjetra ndërtesa të dëmtuara.