Kryeministri Edi Rama në konferencën për shtyp të së martës u shpreh se “spitalet covid janë të pajisur me të gjithë aparaturat që gjenden në çdo spital të Evropës”. Ai, madje iu dretjua qytetarëve edhe si mjek duke i këshilluar të mos marrin shumë ilaçe.
Ai tregoi se mjekët dhe infermierët në spitale janë të mirë paguar në vend. Ndërsa siguroi se do të vazhdojë pagesa e bonusit për mjekët dhe stafin mbështetës në spitalet kovid:
“3556 mjekë paguhen me bonus me 1 mijë euro dhe 1212 staf mbështetës me 500 euro”.
Kryeministri tregoi edhe një herë se vendi jonë deri më tani nga marrëveshja me kompaninë Pfizer dhe me nismën Covax ka siguruar 1,6 milionë doza më 800 mijë banorë.