
Kryeministri Edi Rama sulmoi, të enjten në mëngjes, opozitën duke e quajtur ‘një opozitë që nuk i duhet as dreqit.’
Në një postim në Twitter, Rama u shpreh:
“Një opozitë që as në një sëmundje që bie një herë në shekull nuk gjen dot forcë të bëhet bashkë me shumicën, nuk i duhet as dreqit e jo më popullit shqiptar!”
Gjatë ditëve të fundit kryeministri Rama dhe kryetari i PD-së Basha kanë shkëmbyer akuza të forta lidhur me menaxhimin e pandemisë.