Rama: Teatri nuk ka qenë monument kulture, do prishej se unë e mbaj fjalën

Nga Exit News
Rama: Teatri nuk ka qenë monument kulture, do prishej se unë e mbaj fjalën

Kryeministri Edi Rama tha se Teatri Kombëtar nuk ka qenë asnjëherë monument kulture.

Duke folur nga kuvendi ai tha se ai i qëndron fjalës së tij, ndaj ishte shumë e qartë që Teatri Kombëtar do të prishej:

“Nuk ka asnjë rresht në asnjë dokument që tregon se teatri është monument kulture.

Pishina ka shërbye për bretkocat dhe për të larë makinat e aktorëve me ujë cezme.

Habitem si nuk na kanë njohur akoma dhe nuk na njohim akoma. Habitem si nuk doni të kuptoni që ne themi atë që bëjmë dhe  bëjmë atë që themi.

Dikush më çoi mesazh e më tha: Si nuk u lodhe 21 vjet e nuk iu ndave derisa e prishe. Përgjigjja është shumë  e thjeshtë: Unë nuk kam ardhur për të qëndruar në politikë për kap ca të kapësh por për të bërë sukses dhe luftuar për bindjet e mia.

Nuk jam shumë i zoti për konsensus dhe nuk më vjen zor për këtë sepse unë jam i politikës së bindjeve dhe i luftës për bindjet.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>