Rama: Tërmeti, një e keqe që po sjell zhvillim në lagjet e harruara

Nga Exit News
Rama: Tërmeti, një e keqe që po sjell zhvillim në lagjet e harruara

Kryeministri Edi Rama premtoi, të premten, se lagjet e reja që do të ndërtohen në Tiranë e Durrës si pjesë e projektit të Rindërtimit, do të jenë zona me të mira se më parë.

Duke folur gjatë inagurimit të punimeve në zonën e Bregut të Lumit, Rama e quajti tërmetin e 26 nëntorit një të keqe të madhe, por që solli një mundësi për të investuar në zona ku prej vitesh nuk ka pasur investime:

“Besoj çdo ditë e më shumë që çdo krizë është një mundësi e madhe. Nëse populli thotë të këqijat nuk vijnë vetëm për keq, atëherë kjo ishte një e keqe shumë e madhe në radhë të parë për ato familje që humbën të afërmit e tyre.

Por e mira në këtë të keqe është që së bashku ne po ngrihemi më lart se sa ishim përpara se të ndodhte kjo tragjedi. Tirana dhe Durrësi pas rindërtimit do të jenë vende më të mira se para tragjedisë. 

Ne e prekim këtë zonë sot me ambicien që në këtë rrënoja të shumë dekadave të ndërtojmë në pak vite një qendër të re të Tiranës.

Rama tha se të gjitha familjet që do të përfitojnë shtëpi në pallatet e reja do të kenë në pronësi një shtëpi me vlerë më të madhe se sa ajo që kanë pasur para 26 nëntorit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>