Kryeministri Rama përshkroi rrugën se si erdhën dozat e para të vaksinës në vend, në sekret të plotë dhe e shoqëruar nga njësi speciale.
“Vaksinat kanë ardhur në Shqipëri sic kanë vajtur kudo, pra me mjetein e transportit, këtë nuk mund ta them, dhe me të gjithë kushtet. Kanë qenë të shoqëruar nga një njësi speciale dha janë marrë në dorë nga një njësi speciale.”
Gjatë një intervistë në emisionin “Open”, Rama theksoi se nuk mund të tregonte emrin e shtetit dhurues, por shtoi se kjo kishte ardhur si rezultat i “lypjes” së tij më të mirë në krahësim me të tjerët.
Vëndet e BE-së janë të rrethuar nga shtete që kërkojnë. Kjo ka qenë një dhuratë për Shqipërinë që unë e kam kërkuar si lypsi më i dalluar nga ata që kanë kërkuar. Kanë ardhur nga një vend i Bashkimit Europian. Na është kërkuar konfidencialitet i plotë nga ana e atij vendi. Emrin nuk e themi dot.
Rama tha gjithashtu se kontrata me kompaninë Pfizer do të bëhet publike pasi të votohet në Kuvend dhe se ajo ishte mbuluar tani pas kështu ishte kërkuar gjatë procesit.
Kryeministri deklaroi se sipas planit të vaksinimit, Shqipëria do të mbyllë procesin e vaksinimit të të gjithë popullsisë në një periudhë nga 1 deri në 2 vite.