Kryeministri Rama publikoi, të premten, të tjera pamje nga brenda spitalit Covid4 si përgjigje ndaj akuzave të opozitës se situata në spitalet Covid është e rëndë dhe se qeveria ka humbur kontrollin e pandemisë.
Në një postim në Facebook, Rama shkroi:
“Mirëmëngjes me pjesën e katërt të ekskluzives nga vija e zjarrit, brenda spitalit Covid4, ku mund të shihni gatishmërinë e sistemit tonë të mbrojtjes shëndetësore, që është krejt po krejt ndryshe nga çfarë ju thonë ata që ëndërrojnë katastrofën e nxisin ankth, pasiguri, frikë, duke ju siguruar se nuk do të jeni kurrë vetëm në këtë luftë, ju uroj një ditë të mbarë.”