
Kryeministri Edi Rama do të vizitojë familjen e Arjan Salës, djalit 33 vjeçar që u dogj në zjarrin e rënë në një magazinë në qendrën tregtare “Casa Italia”.
Qveria vendosi të dielën të shpallë Salën “Dëshmor të Atdheut”, pasi ai dha jetën gjatë shpëtimit të punonjësve të magazinës.
Trupi i pajetë u nxorr nga magazina 3 ditë pas rënies së zjarrit. Familjarët u shprehën se mungesa e mjeteve të zjarrfikëseve shkaktoi humbjen e jetës së Salës.