
Kryeministri Edi Rama vizitoi, të mërkurën, Durrësin për të parë punimet në shkolla dhe pallate, si pjesë e procesit të Rindërtimit.
Rama vizitoi shkollën 9-vjeçarë Hasan Koçi, e cila u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit dhe në nëntor është rihapur për nxënësit.
Gjatë vizitës, Rama theksoi se shkolla është ndërtuar më e fortë dhe me kushte më të mira se më parë.
Ai vizitoi dhe palestrën e shkollës dhe luajti për disa momente, basketboll me nxënësit.
Më pas, Rama vizitoi zonën e pallateve pranë plazhit të Durrësit, ku sipas tij, janë 94 pallate nën rikonstruksion si pjesë e procesit të rindëtimit.
Ministri i rindërtimit Arben Ahmetaj theksoi se në total, në bashkinë Durrës janë 615 pallate të dëmtuara nga tërmeti, të cilat do të rikonstruktohen.