Kryeministri Rama në vazhdën e vizitave të tij propagandistike, sot (3 shtator) shikoi punimet për “Vazhdimi i Shëtitores së Vlorës, segmenti jugor nga fushat e sportit deri te tuneli” – apo siç njihet ndryshe, Lungomare 2.
Zgjatimi i shëtitores po ndërtohet nga kompania e afërt me qeverinë, Fusha shpk.
Kompania fitoi tenderin në tetor 2019, pavarësisht se paraqiti ofertën më të lartë, dhe ankesës së një prej kompanive pjesmarrëse në tender, 3,1 milionë euro – ose sa 81 për qind e fondit.
Projekti i Lungomares nisi në vitin 2013 dhe kapi koston e 17.2 milionë eurove. Pas shumë vonesave ai u mbyll dy vite më parë.
Vazhdimi i tij me rreth 640 metra kalon mbi një zonë të shfrytëzuar për turizëm nga shumë biznese.
Sikurse raporton Agjencia Telegrafike Shqiptare (ATSH), prej rreth 4 javësh Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka vepruar për të prishur rreth 60 ndërtime në zonë.
Pronarët e këtyre bizneseve janë përplasur me IKMT-ën dhe policinë duke kërkuar transparencë për projektin dhe dëmshpërblim.