Udhëheqësitë e Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut do të riemërtojnë nismën e tyre ‘Mini Shengen’ gjatë samitit të tyre të 7-të në Shkup në fund të korrikut.
“Ne së bashku do ta emërtojmë këtë iniciativë, të cilën ndoshta gabimisht e kemi quajtur Mini Schengen, në 28 dhe 29 korrik në Shkup, në samitin e ardhshëm. Ne do t’i japim një emër të ri iniciativës për të cilën kemi rënë tashmë, dakord”, tha Vuçiç të martën për Euronews Serbia.
Vuçiq shtoi se Mini Shengen ishte “pothuajse një ide epokale” që ka rritur besimin midis tre udhëheqësve.
Sidoqoftë, besimi duket të jetë ajo që nismës rajonale i ka munguar më shumë deri më tani, me Kosovën, Malin e Zi dhe Bosnjë dhe Hercegovinën që nuk pranojnë të bashkohen.
Kosova pohon se Mini Shengen nuk ofron një platformë ku të gjitha vendet janë të barabarta. Mali i Zi dhe Bosnja duan të përqendrohen në iniciativa të lidhura ngushtë me integrimin në BE, në vend të atyre rajonale.
Gjatë gjashtë samiteve të tyre që nga njoftimi i nismës në tetor 2019 në Serbi, të tre vendet themeluese kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi gjatë pandemisë së koronavirusit dhe një marrëveshje që u mundëson shqiptarëve dhe serbëve të udhëtojnë me karta identiteti midis dy vendeve.
Thirrjet e tyre të përsëritura për t’u bashkuar me tre vendet e mbetura të Ballkanit Perëndimor (BP) janë injoruar.
Në samitin e vendeve të BP në Tiranë këtë muaj, kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha se Mini-Shengen ka pushuar së ekzistuari që kur të gjashtë vendet e BP dhe Bashkimi Evropian krijuan Tregun e Përbashkët Rajonal (CRM) në Nëntor 2020 nën ombrellën e Procesit të Berlinit.
CRM përfshin objektivat e Mini Shengenit si lëvizja e lirë e mallrave, shërbimeve, kapitalit dhe njerëzve në njërën nga katër fushat e saj: tregtia rajonale, investimet, dixhitalizimi dhe industria.