
Kryeministri Edi Rama, homologu maqedonas, Zoran Zaev dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç do të zhvillojnë sot një takim virtual mbi Minishengenin Ballkanik.
Sipas raportimit paraprak nga Shqiptarja.com, palët pritet të diskutojnë koordinimin kundër katastrofave natyrore në rajon, lejet e punës si dhe lehtësimin e qarkullimit të mallrave e njerëzve mes vendeve.