
Raporteri për Shqipërinë në parlamentin gjerman përshëndeti miratimin e marrëveshjes për Reformën Zgjedhore.
Në një postim në Twitter, Florian Hahn pohoi se Shqipëria përmbushi një nga kushtet e vendosur nga BE dhe parlamenti gjerman.
“Ne e përgëzojmë parlamentin shqiptar për përmbushjen e Marrëveshjes së arritur në Kqëshillin Politik dhe kërkesës së Bundestagut për një reformë elektorale bazuar në rekomandimin e OSBE / ODIHR dhe në të ardhmen për të demokratizuar më tej procesin elektoral.”
Ai u bëri thirrje palëve të vazhdojnë diskutimet për reformën.